Një mijë e 781 qytetarë të infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve në Shqipëri

07 janar 2022 | 21:07

Një mijë e 781 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Sipas komunikatës së Ministrisë janë kryer 8,105 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,781 qytetarë.

Rastet janë të shpërndara në këto bashki: 919 në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë, 55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë, 29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë, Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, specialistë të IT-së në Drejtorinë…