Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të “Snapchat”
15 shkurt 2018
| 16:31
Një milion persona kanë nënshkruar një peticion përmes së cilit kërkohet nga “Snapchat”, që të largojë dizajnin më të ri.
Ndryshimet e bëra në këtë aplikacion ishin menduar që të ndanin interaktivitetin me shoqëri nga përmbajtjet komerciale, duke përfshirë yjet dhe personat me influencë. Themeluesi i “Snapchat”, Evan Spiegel ka deklaruar se përzierja e këtyre dyjave ka kontribuuar për lajme të rreme.
Mirëpo, mijëra përdoruese të “Snapchat”, kanë thënë se dizajni i ri është i vështirë për t’u përdorë.