Një ministër modest si Vesel Krasniqi, pret në takim personelin e ministrisë që përkujdeset për higjienën
24 korrik 2020
| 22:26
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pasur një takim të veçantë.
Ai në zyrën e tij ka pritur personelin e ministrisë të cilët kujdesin për higjienën dhe dezinfektimin e objektit të MTI-së në këto ditë pandemie.
“Sot i prita në takim për t’ju shprehur falenderim për punën e palodhshme dhe për t’i ndëgjuar nga afër për punën dhe sfidat e tyre”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhur të stafit, të cilët kujdesën për higjienën dhe dezinfektimin e objektit të MTI-së këto ditë pandemie, sot i prita në takim për t’ju shprehur falenderim për punën e palodhshme dhe për t’i ndëgjuar nga afër për punën dhe sfidat e tyre.