Një minutë heshtje në nderim të Gazit, pensionohet fanella me numër 15!
28 qershor 2018
| 21:24
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë Kosova po zhvillon ndeshjen ndaj Hungarisë. Shumë shikues janë mbledhur në këtë duel dedikues për Gazmend Sinanin, i cili vdiq javë më parë në një aksident trafiku.
Me këtë rast edhe numri 15 që në përfaqësuese u bart nga Gazmend Sinani është pensionuar dhe nuk do të bartet më nga asnjë lojtar tjetër.
Të gjithë u ngritën në këmbë në heshtje në nderim të qendrës i cili ishte reprezentues i denjë i Kosovës.
Kryetari i FBK-së ka dhuruar fanellën e Kosovës me numrin 15 të nënshkruat nga gjithë bashkëlojtarët e Gazit, vëllait të tij.
Po ashtu edhe trajneri i Hungarisë erdhi dhe i përshëndeti kryetarin dhe familjarët e Gazmend Sinanit.