
Një mjet i pashpërthyer i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore gjendet në Kaçanik
Një mjet i pashpërthyer i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore është gjetur të shtunën në lagjen Teneqja në fshatin Stagovë të Kaçanikut gjatë gërmimeve me një eskavator.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes, ndërsa aty kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it.
Ai po ashtu ka njoftuar se sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh ndaj kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30 prill pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme.
“Me datën 26.04.2025, në Lagjen Teneqja, fshati Stagovë, Kaçanik gjatë gërmimeve me një eskavator është gjetur një mjet i pashpërthyer, i dyshuar si i Luftës së Dytë Botërore. Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it. Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, ka bërë të ditur ai.