Një model afaristi si Gani Nuha
Shumë biznesmen e shokë që kam flasin për bashkëpunim mes vete po të pakët janë që veprojnë e janë të sinqertë dhe nuk janë bashkëveprues mes vete për t’i ndihmuar njeri tjetrit. Shumë folën se si jahuditë punuan së bashku edhe duke ndihmuar njëri tjetrin arritën sot ku janë me zhvillimin e shoqërisë mes vete.
Pra shumë pak ne shqiptarët dhe kur arrijmë në maje të biznesit më shumë e duam për interesa të veta se sa t’i ndihmojnë tjetrit. Mua, Sami Fejzën – ish ushtar lirie, jeta më ka mësuar shumë dhe sfidat e jetës më kanë dhënë shumë njohuri në këtë jetë.
Është Gani Nuha një emër që shumë kush e njeh si “Nuha Bau”, dhe unë jam falënderues që përkrahjen që më ka dhënë ky njeri me vlera të larta dhe falë tij e zhvilloj biznesin tim Estrich-Nivelizim.
E mbaj mend kur gjatë një takimi që kisha me Ganiun më pyeti se ç ‘far po bëja dhe i thash që duke u munduar me punu edhe pse kisha ide të mrekullueshme por nuk kisha mbështetje financiare, dhe Ganiu më tha: Sami t’i nuk bën të rrish duhet t’ia fillosh biznesit, por thash miku im unë nuk kam mundësi financiare, edhe pse kam vullnetin. Ganiu më tha pasi e ke vullnetin, mundësinë ta ofroj unë.
Me këtë dua të them se vetëm të kish më shumë njerëz si Gani Nuha, shqiptarët ishin më të fort në bashkëveprim. Sepse vetëm duke e ndihmuar njëri tjetrin arrijmë të gjithë.
Unë jam falënderues që e kam shokë por mbi të gjitha edhe ndihmën që ma ka dhënë dhe gjithmonë do ta nderoj për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së, për liri për çlirimin e vendit.
Të faleminderit Gani Nuha!.
Nderime e respekt nga unë.
Sami Fejza.