Një muaj paraburgim ndaj babait për mbytjen e 14-vjeçarit
25 maj 2018
| 16:20
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të kësaj komune, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj G. B. për vrasjen e djalit të tij, 14-vjeçar.
“I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se më 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marrë plagë të rënda”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.
Kjo gjykatë bën me dije se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.