Një muaj paraburgim ndaj pronarit të lokalit ku dyshohen se u helmuan mbi 200 persona në Malishevë
15 tetor 2023
| 14:57
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit në Malishevë, ku u helmuan mbi 200 persona.
Rastin për “Klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.
“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, ka thënë Muqaj.
Ndryshe, numri i personave që dyshohet se helmuan nga ushqimet në këtë lokal ka shkuar në 205.