Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

29 dhjetor 2022 | 13:03

Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarës N.A., për vrasjen e S.D., në Kuk të Dragashit.

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dosjen e Prokurorisë së Prizrenit për vrasjen e 67-vjeçares është thënë se viktima është goditur me dru në të gjitha pjesët e trupit dhe më pas në fytyrë ku edhe i është shkaktuar gjakderdhje.

Viktima ishte rrahur më 23 dhjetor, ndërsa kishte vdekur tri ditë më vonë. Policia ka konfirmuar se e dyshuara e kishte pranuar se ka kryer vrasjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka reaguar ndaj talljeve të fituesit të Kupës…