Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës që shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur një person në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurën Y.B që shkaktoi aksident trafiku më 26 shkurt në Prishtinë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 26-vjeçar nga komuna e Deçanit.
Vepra me të cilën ngarkohet pandehura është “Rrezikimi i trafikut”.
“E pandehura Y.B me datë 26.02.2024 në Prishtinë dyshohet se nga pakujdesia, derisa ishte duke ngasur veturën e saj, kishte vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, në mënyrë të pa kontrolluar e godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin Sh.H, me çka tani të ndjerit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri Sh.H kishte ndërruar jetë”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Është caktuar masa e paraburgimit për të pandehurën Y.B për veprën rrezikimi i trafikut
Prishtinë, 28 Shkurt 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës Y.B për shkak të veprës penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurës Y.B dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
E pandehura Y.B me datë 26.02.2024 në Prishtinë dyshohet se nga pakujdesia, derisa ishte duke ngasur veturën e saj, kishte vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, në mënyrë të pa kontrolluar e godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin Sh.H, me çka tani të ndjerit i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore, ku si pasojë e lëndimeve, tani i ndjeri Sh.H kishte ndërruar jetë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.