Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje
30 prill 2020
| 15:18
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.N, për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
“Të pandehurit N.N. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”.
“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri N.N. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën J.N., po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.