Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares
20 prill 2020
| 14:50
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E.H.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13.04.2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të Komunës së Vitisë ka dhunuar të dëmtuarën e mitur të moshës 15 vjeçare , duke kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën kundër dëshirës së saj”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjilan.
Sipas kësaj gjykate, me këto veprime i pandehuriE. H., dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi. “Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, ka njoftuar kjo gjykatë.