Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj

27 mars 2025 | 13:20

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj E.I, i dyshuar për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Gjykatës, E.I. dyshohet se në janar të këtij viti, mori në veturë 15-vjeçaren dhe e dhunoi në një fshat të Ferizajt.  Ai dyshohet se i ofroi asaj substancë narkotike në formë të cigares. Pasi e vërejti se viktima nuk ishte plotësisht e vetëdijshme i ofroi asaj edhe një cigare tjetër me marihuanë dhe më pas dyshohet se e detyroi me forcë të kryente akt seksual.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë muajit janar 2025, në kohë të pacaktuar, në një fshat të komunës së Ferizajt, përkatësisht brenda veturës së markës “Golf VI”, i pandehuri e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur e moshës 15 vjeçare, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e merr të dëmtuarën e mitur në veturën e tij tek parku i qytetit dhe gjatë shëtitjes i ofron substancë narkotike në formë të cigares dhe pasi bindet se e njëjta nuk është plotësisht e vetëdijshme, e shfrytëzon rastin dhe e ndalon veturën kinse për të pushuar dhe i jep përsëri edhe një cigare me marihuanë, ashtu që përkundër kundërshtimit të të miturës,  i pandehuri me veprimet e tij të vazhdueshme pa dashjen e saj, dhe me forcë  dyshohet se ka kryer akt seksual, me ç` rast e dëmtuara ka pasur frikë, ankth, shqetësim emocional dhe gjendet në një gjendje të vazhdueshme të rënduar psiqike, për të cilat e dëmtuar ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Brazilit, pas humbjes…