Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc
01 dhjetor 2024
| 18:10
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit lidhur me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Caktimi i masës u bë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.