Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë
14 nëntor 2024
| 16:48
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të pandehurit J.H., i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati, zëdhënëse e kësaj gjykate.
Prokuroria Themelore në Pejë kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.H., i cili dyshohet se të mërkurën (13 nëntor) shtiu me armë zjarri duke shkaktuar vrasjen e dy personave në një lokal në Klinë.