Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Prizren
06 shtator 2023
| 14:09
Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e rëndë që ndodhi të shtunën në Prizren.
Ai ka rënë në prangat e policisë dy ditë pas vrasjes.
Siç ka bërë me dije gjykata në Prizren, A.G dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ai dyshohet se e ka kryer vrasjen para syve të gruas dhe vajzës 8-vjeçare të viktimës.