Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim me rezervat shtetërore
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.
Lajmin për teve1.info e ka bërë të ditur avokati i Garës, Bekim Kelani.
“Është caktuar masa për 30 ditë paraburgim. Gjykata e ka lëshuar vendimin, por ende arsyetimin. Në gjithësi do ta apelojmë në shkalën e dytë”, ka thënë ai.
Organet e rendit në Kosovë me urdhrin e Prokurorisë Speciale kanë arrestuar drejtorin e departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Garën, drejtorin e departamentin për integrime evropiane, Irfan Lipovica, si dhe afaristin Ridvan Muharremin, nën dyshimet se kanë bërë keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore.
Sipas Prokurorisë Speciale, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.