
Një muaj paraburgim për deputetin Milaim Zeka
27 shtator 2018
| 16:07
Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përkatësisht deri më 26 tetor të këtij viti.
Zeka, pjesëtar i partisë, Nisma Socialdemokrate dyshohet për kanosje ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu i cili ka ngritur aktakuzë kundër Zekës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Policia e Kosovës me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kishte ndaluar deputetin Zeka, të mërkurën dhe kishte dërguar në mbajtje për 48 orë.