Një muaj paraburgim për deputetin Shkumbin Demaliaj

28 shtator 2018 | 18:48

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj.

Masa e paraburgimit do të jetë në fuqi deri më 27 tetor të këtij viti.

Demaliaj, deputetet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dyshohet për veprën penale: kanosje, ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar më parë çështjen e listës së veteranëve të luftës.

Pala thuhet se ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Policia e Kosovës, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ka ndaluar deputetin Demaliaj të enjten dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së…