Një muaj paraburgim për dy serbët e arrestuar në Zveçan

31 maj 2023 | 16:35

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për dy serbët që janë arrestuar të hënën për shkak të dhunës në protestën në Zveçan.

Ndaj R.P dhe D.O është iniciuar rast në drejtim të disa veprave penale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë –-Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bashkëkryer veprën penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, nga neni 127 paragrafi 2 lidhur me nenin 114 paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK-së, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kujtojmë që nga kjo protestë u lënduan rreth 30 ushtarë të KFOR-it, janë dëmtuar dhe djegur vetura të policisë si dhe të ekipeve mediale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…