Një muaj paraburgim për dy të miturit që dyshohen për dhunimin e 11-vjeçares

30 gusht 2022 | 14:39

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur që t’ua caktojë masën e paraburgimit dy të miturve G.J dhe Xh.S për një muaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të dhunimit.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit, pasi ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester United e ka zyrtarizuar transferimin më të…