Një muaj paraburgim për mësimdhënësin që abuzoi seksualisht me të miturën nga Drenasi
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.XH për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi seksual’ duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale ‘Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë’.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit SH.XH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri më datë 07.03.2019.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri SH.XH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës.
“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga pasi që i pandehuri SH.XH mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3. të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.