Një muaj paraburgim për pesë pjesëtarë të Njësisë Speciale
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të pandehurve S.H., A.P., V.K. dhe F.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Dyshimi për këtë vepër është bazuar nga deklaratat e të dëmtuarëve, deklaratat e të pandehurve, raporti i oficerit, video-incizimet, sidomos videot në Inspektoratin Policor.
Pa këtyre dëshmive, Inspektorati Policor i Kosovës – Departamenti i hetimeve kishte paraqitur kallëzim penal kundër të pandehurve.
Ndërsa, të shtunën Inspektorati Policor i Kosovës(IPK), bëri të ditur se kishte pranuar një ankesë lidhur me pretendimet e një qytetari për tejkalim të autorizimeve policore, gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në një incident që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar në Prizren.
Hetuesit e IPK-së pas pranimit të rastit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren që kanë përfshirë marrjen e deklaratave nga dëshmitarët okular si dhe sigurimin e disa audio incizimeve ditëve të fundit.
“Pas veprimeve hetimore, në konsultim me prokurorinë e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pesë zyrtarë policorë që ishin të përfshirë si të dyshuar në këtë incident (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative)”.