Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Prizren
08 gusht 2019
| 16:06
Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit, B.V nga Prizreni, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në orët e vona të së martës.
Vrasja që ka ndodhur në rrugën Hysni Morina, dhe sipas gjykatës është kryer me pistoletë të tipit “Berta”.
Përmes një komunikate, kjo Gjykatë ka thënë se i dyshuari ka shtënë 15 herë me armë zjarri ndaj viktimës me inicialet, A.A.-V.
/Epoka e re/