Një muaj paraburgim për të dyshuarin serb për krime lufte në Kosovë
04 shkurt 2019
| 17:12
Me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji të pandehurit Z. D., i nacionalitetit serb.
Në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Pejës, është thënë se ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e së paku 33 civilëve shqiptarë, të cilët janë ekzekutuar gjatë muajve mars-maj të vitit 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë.
I pandehuri Z.D. u arrestua nga Policia e Kosovës të premten e javës së kaluar, derisa po hynte nga Serbia në Kosovë, në vendkalimin kufitar në Jarinë.
/Epoka e re/