Një muaj paraburgim për të dyshuarit që i kërkoi haraç Bajramit

11 gusht 2018 | 16:03

Gjykata e Gjilanit i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh personit i cili u arrestuar pas denoncimit të Mustafa Bajramit për Haraç

Prokuroria e shtetit ka kërkuar paraburgim për personin i cili u arrestuar dje nën dyshimin se kishte dërguar mesazhe tek profesori i shkencave Islame Mustafa Bajrami.

Ky i fundit në një postim në profilin e vet në “Facebook”, kishte pretenduar se dikush po i kërkonte haraç 35 mijë euro. Prokurori Arben Ismajli i cili është duke u marrë me rastin ka thënë se kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatë ndërsa pritet që gjykata të vendosë për kohën sa do zgjasë paraburgimi. “Në bazë të provave rasti është i cilësuar si “ngacmim” pasi që i dyshuari vazhdimisht ka dërguar mesazhe kërcënuese, ka mundësi që të dalë edhe ndonjë vepër tjetër, por deri me tani mund të them se rasti është “ngacmim”,   besoj se deri nesër do të merret vendimi për masën e paraburgimit”, ka thënë prokurori Arben Ismajli.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.

Lajmin për “kallxo.com”,  e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit. Hashani po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj Mustafa Bajramit. “Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demrokatike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa, ka…