Një muaj paraburgim për të dyshurin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

24 mars 2025 | 20:24

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar një muaj paraburgim për 19-vjeçarin B.D, i dyshuar për vrasjen e një bashkë-moshatari të dielën në Vushtrri.

Përmes një njoftimi Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Vrasja ka shokuar opinionin publik në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur…