Një muaj paraburgim për vajzën që dyshohet se goditi babanë me thikë

08 maj 2024 | 16:47

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj.

Të martën, Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, pasi siç është thënë në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Gjykata ka njoftuar se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura më datë 6 maj 2024, në Shtime, “saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit-prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij”.

“E pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, është thënë në njoftim. /Betimiperdrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 10.05.2024 Punime të…