Një muaj paraburgim zyrtarit policor që shantazhoi një grua
Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit I. Sh.
pandehuri (zyrtar policor) dyshohet se nga qershori i vitit 2016 e deri në maj të vitit 2018, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes telefonit në vazhdimësi ka shantazhuar të dëmtuarën A. S., duke kërkuar nga ajo para, në të kundërtën do të publikonte fotografitë intime, të cilat do të dëmtonin nderin dhe autoritetin e saj.
“Gjithashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje, e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara ka kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan. Me këto veprime i pandehuri I. Sh. ka kryer veprat penale, shantazh dhe lëndim i lehtë truporë, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas këtij njoftimi, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.