
Një ndërhyrje nga qielli e shpëton shoferin nga gjoba
31 maj 2019
| 11:14
Një shofer në Gjermani po e drejtonte makinën me 54 km/orë, në një vend ku shpejtësia e lejuar ishte 30 km/orë.
Për këtë, ai do të ishte dënuar me 105 euro gjobë por, shoferin fatlum, e shpëtoi një pëllumb i bardhë që fluturoi përpara kamerës duke mbuluar pikërisht fytyrën dhe identitetin e shoferit.
Po ashtu, reflektimi i targës bëri që të mos duken numrat.