Një ndeshje e zjarrtë zhvillohet sot në Superligë

20 nëntor 2024 | 10:13

Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të ndërmjet Dritës dhe Suharekës në Superligën e Kosovës e cila nuk u zhvillua për arsye të ndeshjeve evropiane që ka zhvilluar skuadra gjilanase, luhet sot me fillim nga ora 13:00 në Gjilan.

Këto dy skuadra janë të pozicionuara në pjesën e epërme të tabelës me Dritën që është e dyta me 25 pikë, kurse Suhareka e pesta me 18 sosh.

Sa i përket ecurinë në këtë edicion, Drita ne pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tri fitore dhe dy barazime, kurse Suhareka, për dallim nga javët e para ka pasur një rënie të formës dhe në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe dy humbje. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për menaxhimin e mbeturinave…