Një ndeshje moslojë për Valverden (Video)
15 janar 2020
| 13:56
Federico Valverde u shpall MVP i Superkupës së Spanjës, falë paraqitjeve mbresëlënëse në të dyja ndeshjet (ndaj Valencias dhe Atleticos) dhe një ndërhyrje në finale ndaj këtyre të fundit, e cila sa u lavdërua edhe u kritikua.
https://www.youtube.com/watch?v=VVbal2s_1LU
Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të shtesës në finalen ndaj Atleticos, mesfushori i Realit bëri një ndërhyrje ndaj Alvaro Moratas, i cili po dilte ballë për ballë me portierin Thibaut Courtois.
Uruguaiani u ndëshkua direkt me karton të kuq, që padyshim ia vlejti – pasi në penallti triumfoi ekipi i tij. RFEF tashmë ka vendosur masat e dënimit për talentin e “Los Blancos”. Valverde do t’i mungojë Realit vetëm një ndeshje në La Liga.