Një ndeshje të shtunën, një të dielën ne Superligën e hendbollit
Për shkak të angazhimeve evropiane të Rahovecit e Besa Famgasit, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën nga ora 20:00 është ndeshja Vushtrria-Kastrioti.
Kastrioti është i treti me gjashtë pikë, derisa Vushtrria i ka 4 pikë në vendin e katërt. Të dielën është ndeshja Trepça-Prishtina, që fillon në ora 16:00. Prishtina është e pesta me katër pikë, ndërsa Trepça është ende pa pikë dhe në vendin e fundit. Në fundjavë është edhe xhiroja e katërt në Ligën e Parë në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi-Drita (19:00) dhe Drenica-Ulpiana (19:30). Takimet e së dielës janë: Prizreni-Samadrexha (12:30) dhe Deçani-Istogu (16:00). Te hendbollistet, Dukagjini e Jusuf Gërvalla takohen të shtunën nga ora 13:00. Të dielën janë ndeshjet Prizreni -Trepça (14:00), Ulpiana-Llapusha (12:00), CLICK-KEK-u (15:30).