Një në pesë të burgosur në SHBA i infektuar me koronavirus

20 dhjetor 2020 | 20:27

Një në pesë të burgosur nëpër Shtetet e Bashkuara është testuar pozitiv për koronavirus.

Është vlerësuar se së paku 275 mijë të burgosur në SHBA janë infektuar me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 700 kanë vdekur. Në shtetet, si Dakota Jugore, Kansas dhe Arkansas, gjysma e të burgosurve është infektuar me koronavirus.

Përhapja e virusit nëpër burgje nuk ka shfaqur shenja të ngadalësimit dhe rastet e reja kanë arritur pikun në fundin e muajit dhjetor. Shtetet e Bashkuara, që prej fillimit të pandemisë, kanë regjistruar 17 milionë e 600 mijë raste, ndërkaq kanë vdekur 315 mijë e 630 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës…