Një nga albanologët më të famshëm botërorë Oliver Jens Schmitt: Historiani më i mirë shqiptar është Ylber Hysa
26 gusht 2024
| 20:15
Në seminarin për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe sot ishte prezent albanologu me famë botërore Oliver Jens Schmitt me kumtesën e tij të titulluar: Prishtina and Kosova in the late Ottoman period – the view of Austro-Hungarian diplomats.
Në hyrje të ligjëratës ai foli për rëndësinë e seminarit por edhe për rëndësinë e formësimit të historianëve të mirëfilltë. Ai potencoi që edhe te shqiptarët ka historianë të mirë duke përmendur faktin që historiani më i mirë shqiptar është nga Kosova dhe ai është Ylber Hysa.