Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar nga granatimet ruse

20 mars 2022 | 12:38

Pas raportimeve të mëhershme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, që njihet si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani po thonë se ajo është “shkatërruar” nga granatimet ruse.

Drejtori i përgjithshëm i Azovstol tha në Telegram tha se fabrika është goditur, por nuk tregoi për shkallën e dëmit të shkaktuar.

Ai tha se punëtorët e fabrikës, që prej fillimit të luftës, kanë ndërmarrë masa sigurie në mënyrë që fabrika të mos përbënte ndonjë rrezik për banorët.

Fabrika e çelikut ka një aset kyç në Mariupol, në Detin Azov, të cilin Moska që dy javë po tenton që ta marrë nën kontroll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katie Price është fotografuar duke shfaqur gjoksin e saj të…