Një nga shkaqet e dështimit rus në Ukrainë? Gomat kineze
Dëmet e shumta të mjeteve ushtarake ruse ne Ukrainë kanë habitur jo vetëm opinionin ndërkombëtar, por edhe vetë Kremlinin, duke i kushtuar “kokën” disa komandantëve në fushëbetejë.
Por sipas disa analistëve, merita e këtyre humbjeve nuk është vetëm e rezistencës së madhe dhe deri diku të papritur të forcave të Kievit, por edhe papërgatitje taktike, nënvlerësimi i kundërshtarit dhe agjentët atmosferikë, të paktën në javët e para të konfliktit.
Por një nga arsyet madhore sipas tyre duhen gjetur veçanërisht te korrupsioni i madh midis oficerëve ruse, që ka sabotuar vetë mjetet e tyre.
Moska ka një buxhet për ushtrinë që shkon gati në 60 miliardë euro, por sipas kritikëve të këtij sistemi ushtarak gjigant, një pjesë e mirë e tyre shpërdorohet ose thjesht vidhet.
Shembulli më i qartë sipas tyre ka të bëj me gomat e mjeteve ushtarake. Standardi i NATO për këto mjete të rënda dhe që duhet të përballojnë terrene të ndryshme është ai i tipit Michelin XZL, ndërkohë që autoritetet ushtarake në Moskë kanë vendosur për goma kineze Yellow Sea YS20, një kopje e shëmtuar e gomave perëndimore.
Boll të mendosh se një set me 50 goma Michelin XZl kushton rreth 30 mijë euro, ndërkohë që e njëjta sasi kineze blihet edhe për 200 dollarë.
Nuk habit që një pjesë e mirë të kamionëve dhe mjeteve të blinduara me rrota kanë ngelur në terrenin plot baltë të Ukrainës verior edhe qendrore, dhe kanë arritur ndërkohë rezultate me të mira në jug dhe lindje, ku terreni është më i thatë dhe i favorshëm.