Një nga sportistët më të mirë në Bosnjë e Hercegovinë vdes në moshën 28-vjeçare
29 dhjetor 2020
| 13:00
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Bosnjë e Hercegovina. Njëri nga atletët më të mirë, Osman Januzoviq, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.
Ky lajm ka tronditur kolegët e tij në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe më gjerë.
Ai ishte një kampion i shumëfishtë, jo vetëm në vendin e tij, por edhe në Ballkan, në disa disiplina. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e të riut Osman. Jozyrtarisht raportohet se ai kishte një sulm në zemër.