Një nga terroristët që u vra në Kosovë ishte tifoz i Crvena Zvezdës

26 shtator 2023 | 15:15

Derbi i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvdezdës mund të shtyhet për një arsye nacionaliste, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se serbët nuk heqin dorë nga urrejtja që kanë për shqiptarët.

Shkak për këtë janë bërë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku në aksionin e policisë vendase u vranë katër terroristë serbë, që hynë në territorin e këtij vendi. Gjashtë terroristë u arrestuan, ndërsa një numër i caktuar i të tjerëve ia dolën të ikin në Serbi.

Për shkak të gjithë këtyre ngjarjeve, mediet në Serbi po shkruajnë se derbi i nesërm i Beogradit mund të shtyhet, pasi njëri nga terroristët serbë të vrarë në përplasjen me policinë kosovare ishte tifoz i Crvena Zvezda.

“Delijat” po vajtojnë humbjen e një prej anëtarëve të tyre, i cili dyshohet të jetë Stefan Nedeljkoviç. Përveç kësaj, ka edhe një arsye tjetër pse derbi mund të shtyhet. Kjo ka të bëjë me ultimatumin që Crvena Zvezda i dha Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kërkesa e tyre është që këtë ndeshje të mos e drejtojë arbitri Srđan Jovanoviç, të cilin e konsiderojnë si “tifoz të deklaruar të Partizanit të Beogradit” në Marakana. Nga ana tjetër, tifozët më të zjarrtë të Partizanit të Beogradit, “Grobari”, kanë bërë thirrje për bojkotimin e derbit të nesërm deri në realizimin e synimeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse ka diçka që Tom Hanks e pëlqen, është Hapësira.…