![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/vv-600x360-1.png)
Një nga viktimat në Vushtrri kishte publikuar pamje duke vozitur 230 km në orë
03 nëntor 2022
| 08:27
Një 17 vjeçar dhe një 19 vjeçar nga Vushtrria janë viktimë e një vetaksidenti në trafik.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Një nga viktimat tri ditë më parë kishte publikuar pamje në rrjete sociale tek sa shihet duke vozitur 230km/h.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/v-277x600.jpeg)
I njëjti kishte publikuar edhe një video që shihet duke hequr foljen errësuese nga xhami i përparëm i veturës.
E gjithë ngjarja ndodh derisa kishte veturën në lëvizje.
Ndryshe mësohet se dy viktimat kanë afërsi familjare.