Një orë i bllokuar në makinë, gjendja shëndetësore e Meriton Mjekiqit duket të jetë ende e rëndë
14 shtator 2024
| 15:56
Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë gjatë natës së mbrëmshme dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë. Kështu raportojnë të paktën mediat në Shqipëri
Ish banori i Big Brother, raportohet se ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri.
Mjekiqi ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur. Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Meritoni pothuajse një orë ka mbetur i bllokuar brenda makinës.
Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore