Një orë para se të votohet Qeveria e re, Kurti thërret mbledhjen e Qeverisë
03 qershor 2020
| 09:13
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Qeverisë.
Pavarësisht se sot pritet votimi i Qeverisë së re, asaj Hoti, Kurti nga ora 10:00 ka thirrur mbledhje të Qeverisë.
Njoftimi i plotë i lëshuar për media:
“NJOFTIM PËR MEDIA
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 03.06.2020
1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:00
Ndryshe, seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti do të filloj nga ora 11:00.
Vetëvendosje formimin e Qeverisë Hoti po e quan antikushtetuese dhe vjedhje të fitores së saj, duke paralajmëruar protesta.