Një orë pasi i hapi plazhet, i mbylli sërish
25 prill 2020
| 09:57
Autoritetet në Sydney të Australisë lejuan që gjatë orëve të paradites të hapeshin plazhet për ata që duan të bëjnë ushtrime fizike. Sapo u dha ky lajm, bregdeti u mbush me njerëz, të cilët nuk e respektonin distancën sociale. Menjëherë, një orë më pas, autoritetet morën vendimin tjetër: i mbyllën hapësirat plazheve dhe policët dolën në plazhe duke i detyruar njerëzit të shkonin në shtëpi dhe banesa të tyre.