Një orë pritje për të dalë nga Kosova

25 gusht 2024 | 08:16

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar statistikat ku tregon se udhëtarët po presin deri në 60 minuta për të dalë në Kosovë.

Ndërkaq, kolona rezulton të jetë deri në 500 metra në Merdar.

Pritje ka edhe te pika kufitare te Dheu i Bardhë, rreth 30 minuta dhe kolona është 80-100 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, nga 3 deri në 10 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë…