Një parti shqiptare në Maqedoni propozon asociacion të komunave shqiptare, reagon politologu Maloku
Politologu Albinot Maloku ka bërë me dije se ka dëgjuar se një subjekt politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut paska propozuar “nismën “Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!”.
Ai lutet që kjo nismë të jetë veç muhabet ditor i politikës së subjektit në fjalë.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë një dokument, të cilin e nxorën në vitin 2001, pas një lufte që nuk iu ofrua as për së afërmi synimeve të tyre, mirëpo të mendosh që një asociacion i ofrohet interesit të fuqisë së popullit konstitutiv të shtetit, është përtej naivitetit politik”, ka shkruar Maloku në “Facebook”.
“Dëgjova edhe këtë; një subjekt politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut paska propozuar “nismën “Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut!”. Siç thonë nga ky subjekt, “në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. Lutem të jetë veç muhabet ditor i politikës së subjektit në fjalë. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë një dokument, të cilin e nxorën në vitin 2001, pas një lufte që nuk iu ofrua as për së afërmi synimeve të tyre, mirëpo të mendosh që një asociacion i ofrohet interesit të fuqisë së popullit konstitutiv të shtetit, është përtej naivitetit politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk duhet të harrojnë se ata janë popull konstitutiv i këtij shteti dhe në këtë duhet të insistojnë”, ka shkruar Maloku.