Një pastrues në Qendrën Korrektuese në Dubravë zihet me substanca narkotike
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L i punësuar pastrues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike, raporton “Epoka e re”.
Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla”, është bërë me dije në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).