NJË PËRBALLË TË GJITHËVE
22 janar 2020
| 14:03
IVAN XHEPAROSKI
Një përballë të gjithëve
Aq shumë të ndryshëm
kryetarë shtetesh,
kryetarë parlamentesh
ministra të kulturës
kryetarë komunash
sekretarë dhe aparatçikë,
aq shumë interes
për literaturën,
bile edhe në
shtetet më të vogla
bota e vjetër që moti
nuk ka parë.
Në fillim
në Lisbonë
filloi për mrekulli:
takimi me novelistin
humanistin dhe ateistin,
Zhoze Saramago.
Më vonë kuptova
edhe Zhoze dikur kishte qenë
me orientim stalinist
komunist portugez,
në pleqëri vazhdimisht,
në rrugë dhe promovime
i shoqëruar nga gruaja e tij e re
aktiviste.
(Përktheu nga maqedonishtja: Shkëlzen Halimi)