Një përkrahje tepër e veçantë për simbolin lulëkuqja
Në vazhdën e përkrahjeve të kërkesës së Qendrën “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë, para pak çastesh u deklarua edhe Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit intelektualit të shquar, historianit të mbi dhjetë librave që ndriçojnë aspekte të ndryshme të luftës çlirimtare dhe kontekstit historik nëpër të cilin ka kaluar Kosova në këtë çerek shekulli, Zëdhënësit të parë dhe Përfaqësuesit politik të UÇK-së, deputetit të shumëfishtë dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovë.
Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social “Facebook”, znj. Sevdije Krasniqi deklaron: “Unë mbështes nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë”, Sevdije Krasniqi -Notere.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë. Sapo u njoftua me këtë përkrahje, kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti e thirri në telefon dhe e falënderoi për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe me vlerë të veçantë.