Një person bie në një lum të Klinës, policia del në vendin e ngjarjes

22 maj 2022 | 13:22

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rënien e një qytetari në lumin e një fshati në Klinë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, personi që ka rënë në ujë është vërejtur nga dy peshkatarë të cilët kishin qenë duke peshkuar dhe kanë parë se një person po tentonte të dilte nga uji.

Peshkatarët janë munduar ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.

“Sot rreth orës 08:15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë. Ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”, kanë bërë me dije nga policia.

Sipas mediave lokale, njësitet policore gjenden ende në vendin e ngjarjes ku po vazhdon kërkimi i trupit të qytetarit i cili dyshohet se ka rënë në lum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të…