Një person deponon 2 000 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren
03 shtator 2024
| 12:50
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person në një bankë në Prizren ka deponuar 2 000 euro para të falsifikuar. Rasti është raportuar të hënën në orën 11:00.
“Është raportuar se nga klienti janë deponuar 2 000 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.